Edi Rama takohet me Vuçiç, pritet në aeroport nga Daçiç me ceremoni shtetërore

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia”, ku ka nisur takimin me homologun e tij serb Vuçiç rreth orës 11:00, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.
Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, ndërsa kryeministri shqiptar shoqërohet nga 6 truproja. Veshja e kryeministrit shqiptar, një kostum i zi dhe kollare të kuqe. Mediat nga Beogradi raportojnë për një interesim të madh për vizitën në fjalë, e cila do të ndiqet nga rreth 200 gazetarë.
a.k
Add new comment