Arritja më e madhe e sportit shqiptar, Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje. Dy medalje të arta për 22-vjeçarin nga Peqini

Sporti shqiptar ka shënuar një arritjeve më të mëdha, duke u ngjitur në majat e peshëngritjes botërore. Peshëngritësi nga Peqini, Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshën 77 kg pas dy medaljeve të arta që mori në dygarësh dhe shkëputje në kampionatin botëror që po zhvillohet në Almati
Godelli ka ngritur 369 kilogramë në dygarësh në një garë perfekte në të dy stilet duke mundur kinezin Goushun Zhong.
22-vjeçari nga Peqini mund të arkivonte edhe një tjetër medalje të artë në shtytje, por e humbi për 2 kilogramë. Një vit më parë Godelli u shpall nënkampion Europe.
Në botërorin e Kazakistanit, kampioni i Europës, Erkand Qerimaj që garonte në të njëjtën peshë u rendit i pesti në stilin e shkëputjes me 158 kilogramë të ngritura, ndërsa dështoi në të gjitha provat në shtytje duke mos u klasifikuar në dygarësh. Të enjten radhën e ka Romela Begaj që do të garojë në peshën deri në 63 kilogramë.
l.m
Add new comment