Amfipolis, zbulohet një skelet në dhomën e tretë. Detajet do të bëhen publike më 22 nëntor

Postuar në 12 Nëntor, 2014 10:16

Gërmiemet në Amfipolis të Greqisë kanë nxjerrë në dirtë një skelet njerëzor, i hasur në dhomën e tretë të varrit masiv. Ai u gjet brenda një arkivoli druri bashkë me elementë të tjerë që duket se ishin për dekoracion. Siç bëjnë të ditur mediat greke, pjesët e skeletit janë gjetur si jashtë, ashtu edhe brenda arkivolit. Ende nuk bëhet e ditur se kush është varrosur në varrin masiv të Amfipolisit, por ministri i Kulturës së Greqisë, Kostas Tasoulas, do të japër të dhëna të hollësishme në datën 22 nëntor, ndërsa drejtuesja e gërmimeve, Katerina Peristeri, do të prezantojë punën e bërë në datën 29 nëntor.

http://www.tovima.gr/en/article/?aid=649942

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.