23 mijë hektarë tokë shtetërore për kompensimin e pronarëve, u hiqet njësive vendore në Elbasan, Korçë, Berat e Gjirokastër

Postuar në 12 Nëntor, 2014 13:22

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në një tryezë të pak kohëve më parë nga drejtuesja e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin e tokës që do të përdoret për kompensimin fizik të pronarëve. Sipërfaqja e tokës shtetërore që do të përdoret për këtë proces është 23 mijë hektarë . Kjo sipërfaqe toke më parë u ishte dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, por me vendimin e sotëm atyre u shfuqizohet e drejta e përdorimit.

Sa i përket qarqeve në të cilat është gjendur toka shtetërore që do të përdoret për kompensimin fizik, ato janë Elbasani, Korça, Berati dhe Gjirokastra.

Pas pak muajsh, qeveria pritet të miratojë një formulë të re për kompensimin e pronave ku do të përcaktohet kompensimi i integruar (para dhe tokë) për të shpronësuarit.

Linku ku mund të lexohet vendimi i plotë: http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-12-nentor-2014&page=1

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.