Ministri serb, Vulin: “Sheshel u lira nga SHBA për të rrëzuar qeverinë. Koha për të menduar për politikën e Jashtme”

Dalja nga burgu e Vojisllav Sheshelit, po perceptohet si destabilizuese në Serbi. Madje për ministrin serb të Punës, Aleksandar Vulin në këtë mes ka një lojë të qëllimshme të organizuar nga SHBA. I cituar nga “B92”, Vulin ka shprehur habi sesi Sheshel, me të dalë nga burgu, nuk ka thënë asnjë fjalë për vizitën e Edi Ramës në Beograd, për trajtimin që iu bë këtij nga Aleksandër Vuçiç, apo të thoshte qoftë edhe një fjalë për faktin se “është e papranueshme që Edi Rama të sillet ashtu në Beograd”. “Siç e shohim kreu i SRS-së, nuk donte t’ia dinte shmë për këto, por ai I kushtoi shumë rëndësi fyerjes dhe provokimit të ndarjeve të mëtejshme të popullit serb…”, tha Vulin. Duke hapur letrat, ai është shprehur se lëshimi I Sheshelitr nga burgu ka për qëllim rrëzimin e Aleksandër Vuçiç dhe se kjo është lojë amerikane. “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Sheshel, por se kush e lëshoi atë. Nuk kam arsye pse të jem më diplomat sesa diplomatët tanë dhe ndaj mund të them lirisht se Gjykata e Hagës kontrollohet nga SHBA dhe se SHBA e liruan atë…SHBA përmes gojës së tij tani po thotë se do të rrëzojë qeverinë. Dua t’i them kreut të qeverisë dhe kreut të koalicionit se ndoshta është koha për të menduar për politikën tonë të jashtme”, tha Vulin, që është lider i Lëvizjes së Socialistëve. Ndërkohë po sot, në Serbi, po zhvillohen manovra ushtarake me Rusinë, të cilat po mbahen larg vëmendjes së opinionit.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=11&dd=13&nav_id=92224
s.z
Add new comment