Kundërshtohet shpërndarja e investimeve në K. e Ekonomisë. Deputeti Kadeli: “Krahasuar me Jugun, në Veri ka dy herë më pak investime”

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku është prezantuar projektbuxheti. Për Ahmetajn, shifra e investimeve, që parashikohet të jetë 8- miliardë lekë, është rekord. “Kjo është një shifër rekord, duke futur në paketë uljen e deficitit, uljen e borxhit publik, ruajtjen e nivelit madje në shumë aspekte, rritjen e buxhetit social, mosprekjen në asnjë mënyrë të të drejtës sociale, rritjes e subvencionit për energjinë", tha Ahmetaj. Mirëpo ka qenë ndarja sipas zonave që ka sjellë në vëmendje problemin e diferencimit në investime, që për deputetin Gjovalin Kadeli, pasqyron kritere krahinore. “Investimet në qarqet veriore, në krahasim me qarqet jugore, janë dy herë më pak, në vitin 2014. Parashikimi i vitit 2015, referuar shpërndarjes së fondeve të një viti më parë, duhet të jetë më korrekt", tha deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli.
http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=287780#k4
s.z
Add new comment