Shesheli sfidë gjykatës: Nuk kthehem më në Hagë. Nikoliç edhe Vuçiç ishin ndihmësit e mi në krimet për të cilat akuzohem

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:26

Ultra-nacionalisti serb Vojislav Sheshel, i bëri sfidë gjykatës së OKB-së për krimet e luftës, një ditë pasi u kthye në shtëpi, i liruar përkohësisht nga Gjykata, duke thënë se ai nuk do të kthehej më në Hagë në se e kërkojnë gjykatësit. I akuzuari për krijimin e forcave famëkeqe paraushtarake,  u bëri sfidë të drejtëpërdrejtë kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Tomislav Nikoliç duke thënë se po të donin mund ta arrestonin, por ai nuk do të kthehej më në Hagë. Ai akuzoi si presidentin Nikoliç edhe kryeministrin Vuçiç se kishin qenë ndihmës të tij të ngushtë dhe bashkëfajtorë të drejtëpërdrejtë në krimet për të cilat ai akuohet nga gjykata. Shesheli u kthye në Serbi dje, pasi gjykata e liroi atë për arsye shëndetësore, me kusht që ai të mos ndikojë tek dëshmitarët dhe të shkojë përsëri në Hagë në se i kërkohet.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.