Në Nju Jork rifillon dialogu Shkup - Athinë për çështjen e emrit. Mediat maqedonase sygjerojnë: “Republika e Epërme e Maqedonisë”

Pas një pauze 4-mujore, në Nju Jork ka rifilluar dialogu midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara. Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit në takime të ndara është takuar me ambasadorin e Maqedonisë në Nju Jork ,Vasko Naumovski dhe atë grek Adamantios Vasilakis. Deutsche Welle njofton se në të njëjtën ditë në Nju Jork fillon raundi i ri për çështjen e emrit, ndërsa në Bruksel takimi i parë tet-a-tet i eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn dhe shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Popovski. “Ekziston një iniciativë e Kombeve të Bashkuara, por pas 20 vjetësh, moszgjidhje të kontestit për emrin, ndoshta do të duhej të shohim nëse është e mundur një qasje ndryshe”, është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn “Në Athinë për momentin nuk ekziston dëshira për dialog, andaj edhe nuk pres që së shpejti të gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e emrit.”, shprehet Nikolla Popovski , ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë. Ende nuk dihet nëse ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz në tryezën e bisedimeve do të japë ndonjë propozim të ri për zgjidhjen e emrit. Mediat në Maqedoni kanë sugjeruar ditëve të fundit se propozimi i mundshëm për çështjen e emrit mund të jetë “Republika e Epërme e Maqedonisë”.
L.V
http://www.dw.de/shkup-athin%C3%AB-raund-i-ri-i-bisedimeve-p%C3%ABr-emrin/a-18061493
Add new comment