Nafta e Ballshit e ndaluar në Shqipëri, tregtohet në Kosovë. Dyshimet për cilësinë e karburantit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:24

Nafta e ndaluar për tregun shqiptar po importohet në Kosovë. E përditshmja informative “Kosova Sot” shkruan se nafta e nxjerrë nga rafineria e Ballshit të Shqipërisë, e cila muajve të fundit ka pushtuar tregun kosovar, ishte ndaluar për tregun shqiptar qysh në fillim të këtij viti, për shkak se autoritetet shqiptare, pas analizave të bëra, kishin konstatuar nivel të lartë së sulfurit dhe cilësi të dobët të produktit. Gazeta ka kontaktuar edhe përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarburanteve të Shqipërisë, të cilët kanë thënë se nafta, e cila po importohet në Kosovë nga rafineria e Balshit, nuk i plotëson standardet për nga cilësia.

 

L.V

 

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/nafta-e-ndaluar-ne-shqiperi-tregtohet-ne-kosove

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.