KQZ rrëzon propozimin e PS për pezullimin e procesit dhe miraton kërkesat për referendum

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:37

KQZ ka rrëzuar kërkesën e PS për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga komunat derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për kërkesën e PD. "Panorama" njofton se përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj tha në mbledhjen e sotme se  duhet të ishin prezentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. “Këtu po flitet për një çështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së”, tha Gjoncaj. Por propozimi u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti.  Më pas KQZ nisi miratimin e kërkesave të ardhura nga grupet nismëtare per mbajtjen e referendumeve për të shfuqizuar hartën territoriale. KQZ-së iu deshën rreth 140 minuta për të marre vendimin e parë pro mbajtjes së referendumit që i përket pikërisht komunës Përparim në Qarkun e Elbasanit. Përfaqëuesi i PS në KQZ, Genc Gjoncaj tha se kërkesat për referendum nuk janë interesa qytetarësh, por iniciativë e Partisë Demokratike.

 

L.V

 

http://www.panorama.com.al/2014/11/14/referendumi-per-harten-ps-kerkon-pezullimin-ne-kqz-derisa-te-shprehet-kushtetuesja/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.