Në universitetet italiane kryesojnë shqiptarët, vendasit më pak të regjistruar

Postuar në 14 Nëntor, 2014 05:43

Sipas raportit të “Almalaurea”, vetëm 3 nëntëmbëdhjetëvjeçarë italianë në 10 regjistrohen në universitet. Rritet në fakt numri i të rinjve të huaj që zgjedhin fakultetet e shtetit Italian. Nga viti 2003 (vit që ka shënuar numrin më të lartë 338 mijë) në 2012 (me 270 mijë) të diplomuarit në Itali janë ulur me 20% por të regjistruar janë më shumë studentë, shtetas të huaj: mbi 7300 sipas sondazhit të “Almalaurea” në 2013 kundrejt 2200 mijë në 2005. Mbi dy të tretat e të diplomuarve janë emigrantë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë nga Rumania, Kina, Kameruni, Greqia, Gjermania, Ukraina, Moldavia, Polonia, Franca, Rusia dhe vende të tjera të Europës. Sipas raportit të “Almalaurea” për 2014, kërkuesit e këtij sondazhi vlerësojnë se vendin e parë e mbajnë të rinjtë e ardhur nga vendi i shqiponjave. Prej vitesh shënojnë numrin më të madh, thonë të njëjtat burime.

L.V

http://www.ilfattoquotidiano.it/2014/11/05/universita-calano-gli-italiani-iscritti-aumentano-gli-stranieri-albania-cina-in-testa/1192557/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.