Forcat irakiane sprapsin ISIS nga qyteti i Beijit. SHBA deklaron se do intensifikojë goditjet ajrore

Postuar në 14 Nëntor, 2014 07:32

“Zëri i Amerikës” bën të ditur se sipas zyrtarëve irakianë forcat qeveritare kanë sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik nga qyteti i Beijit, në veri të Bagdatit. Xhihadistët e kishin kapur këtë pikë të rëndësishme për nxjerrjen e naftës gjatë një sulmi intensiv në veri dhe perëndim të Irakut në fillim të vitit. Qyteti i Beijit ndodhet pranë një rruge kryesore që të çon në qytetin e Mosulit, të cilin ekstremistët e kanë nën kontroll që nga muaji qershor. Sipas “Zërit të Amerikës”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara do të intensifikohen në të ardhmen, ndërkohë që trupat tokësore irakiane bëhen më efektive.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.