Korrupsioni në FIFA, hetimi për Rusinë dhe Katarin pas dyshimeve për blerje votash që të organizojnë Kampionatin Botëror të Futbollit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 07:46

Sipas radios “Evropa e Lirë” hetuesi që është marrë me pretendimet për korrupsion në procesin që i ka dhënë të drejtë Rusisë dhe Katarit për të organizuar Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018 dhe 2022, ka thënë se gjetjet e tij janë duke u shtrembëruar FIFA. Hetuesi i FIFA-s, Michael Garcia, thotë se përmbledhja prej 42 faqesh nga hetimet dy vjeçare, e publikuar më 13 nëntor nga gjykatësi i FIFA-s, Joachim Eckert, përmban disa gabime dhe “interpretime të shtrembëruara të fakteve dhe konkludimeve”. Raporti i plotë i Garcias prej 430 faqesh do të mbetet i pazbuluar për publikun. Gjykatësi Eckert thotë se hetimet e Garcias e kanë shfajësuar Rusinë dhe Katarin nga dyshimet për blerje votash të udhëheqësve të FIFA-s. Për Rusinë, gjykatësi Eckert thotë në përmbledhjen e tij se komiteti Rus ka bërë ofertën për të organizuar Botërorin 2018 me “një numër të kufizuar dokumentesh për shqyrtim”. Gjithashtu ai pranon se komiteti i Katarit “ka bërë disa pagesa të dyshimta”, të cilat nuk kanë qenë “të ndërlidhura me organizimin e Botërorit 2022”, por me procesin e "votimit të vitit 2011 për zgjedhjen e presidentit të FIFA-s".

 

 

L.V

 

http://www.evropaelire.org/content/article/26691848.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.