Projekti "Shkupi 2014"/ Kozmonauti rus Juri Gagarin përjetësohet në një përmendore

Kozmonauti rus Juri Gagarin do të ketë përmendoren e tij në kryeqytetin maqedonas. Agjensia INA shkruan se kjo vjen pas gjithë përmendoreve masive të “Shkupi 2014”. Përmendorja e tij do të vendoset në komunën e Karposhit në pjesën qendrore të kryeqytetit, ndërsa ajo vendoset me kërkesë të Ambasadës së Rusisë në Maqedoni. Vendosja e kësaj përmendoreje është përkrahur nga gjithë këshilltarët e kësaj komune në Shkup. Gagarin është i njohur si njeriu i parë që më 12 prill 1961, me anijen kozmike "Vostok 3KA-3" udhëtoi në hapësirë, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës. INA shkruan gjithashtu se dukuria e vendosjes masive të përmendoreve në Shkup, sidomos ato të projektit "Shkupi 2014" ka pushtuar mediat botërore, duke u konsideruar si vendi ku derdhen miliona euro për përmendore dhe objekte me stil të vjetër arkitektonik, derisa qytetarët po jetojnë në kushte të krizës sociale dhe ekonomike.
L.V
Add new comment