Diskutime në Moskë me ambasadën shqiptare për eksportin e frutave. “Koha Ditore” shkruan se dyshohet për kontrabandë nga BE-ja

“Koha Ditore” shkruan sot për disa bisedime që po mbahen në Moskë mes Shërbimit rus të Mbikëqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare e ambasadës shqiptare. Bisedimet po zhvillohen për arsye të hetimit të eksporteve shqiptare drejt Rusisë, një vend që ndodhet nën embargon e Bashkimit Europian. Sipas “KD” është konstatuar shtimi i eksporteve të qershisë, kajsisë dhe pjeshkëve nga Shqipëria në Rusi. Në fakt, njoftimi përkatës për këto negoiciata me ambasadën shqiptare në Moskë është vënë që në datën 13 nëntor edhe në faqen zyrtare të Shërbimit rus të Veterinarisë, por nuk ka asgjë të re për përmbajtjen e tyre.
s.z
Add new comment