Tribuna/ Skenari: Kryeministri i ardhshëm i Kosovës s’do të jetë asnjë nga liderët e partive. Është vendosur që të jetë konsensual

Ka filluar të marrë jetë skenari i paralajmëruar për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Gazeta “Tribuna” në kryeartikullin e saj shkruan se pjesë e këtij skenari do të jenë PDK-LDK dhe lista Srpska, por mundësi që të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse do t’i ofrohet edhe AAK-së së Ramush Haradinajt. Burime të gazetës “Tribuna” bëjnë të ditur se sipas këtij skenari, kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë asnjëri nga liderët e këtyre partive. “Kryeministri është vendosur që të jetë konsensual”, ka thënë ky burim ndërkombëtar në kushte anonimiteti. Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë me mandat jo të plotë. Me këtë skenar janë njoftuar edhe liderët e PDK-së dhe LDK-së të cilët kanë pasur një ditë të gjatë takimesh e konsultash.
L.V
Add new comment