“Deutsche Welle”: Beogradi mes Moskës dhe Brukselit, shpreson financime nga Berlini

Postuar në 15 Nëntor, 2014 08:33

Serbia dëshiron të hyjë në BE pa e zemëruar Rusinë dhe nga vizita e ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, Beogradi shpreson mirëkuptim për këtë strategji të dyfishtë dhe investime të reja. Në një analizë të sajën “Deutsche Welle” shkruan se shumë politikanë ndërkombëtarë shkojnë këto ditë në kryeqytetin serb, Beograd. Në fillim të tetorit atje ishte presidenti rus Vladimir Putin, pasuan kryeministri francez Manuel Valls, kryeministrat e Malit të Zi dhe Rumanisë, si dhe princi trashëgimtar i Norvegjisë. Pastaj shkoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, në kryeqytetin serb - një takim historik. Të dielën shkon dhe ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, i shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi. Sipas “Deutsche Welle” gama e vizitorëve reflekton politikën ambivalente të jashtme serbe. Presitigjozja gjermane thotë se nga njëra anë Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe t'u tregojë zgjedhësve të vet se sa e rëndësishme është Serbia në skenën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë vendi dëshiron të prezantohet edhe si nxënës model i BE dhe si fqinj i mirë në Ballkan -në atë rajon, që konsiderohet si "fuçi baruti e Europës".

 

L.V

 

http://www.dw.de/serbia-mes-lindjes-dhe-per%C3%ABndimit/a-18065740

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.