Me sa duket do të ketë përherë serbë që provokohen. Ose që thonë se provokohen

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:08

Serbët, ose të paktën një pjesë e tyre, duket se janë ndjerë të provokuar edhe nga ndeshja e Shqipërisë me Francën. “Kurir” shkruan për një provokim të ri nga tifozët shqiptarë që në stadiumin ku luhej ndeshja  kanë shpalosur flamurin e dronit, pra me dyshen Ismail Qemali – Isa Boletini. “Kurir” shkruan se kryeministri shqiptar ka vlerësuar lojtarët, duke gatuar me këtë lidhje çorbën e intrigës se pas dronit dhe banderolës qëndron pikërisht nacionalisti kryeministër. Është për t’u admiruar ky lloj monitorimi që serbët po i bëjnë Shqipërisë. Të shpresojmë që së shpejti ta bëjnë këtë edhe me ndeshjet e kampionatit shqiptar. 

http://www.kurir.rs/sport/fudbal/nova-provokacija-zastava-velike-albanij...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.