Ministrja Kumbaro e mbajti fjalën. Tha se ishte e paftuar, por viziton “privatisht” Panairin e Librit

Postuar në 15 Nëntor, 2014 11:37

Nuk e financoi këtë vit Panairin e Librit dhe për këtë arsye ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ftoi kamerat për të ndjekur vizitën e saj private në Panairin e Librit. Nuk shkoi si ministre, por në cilësinë e përkthyeses, duke lajmëruar për këtë ndjekësit e saj në twitter.

Në dy postime ajo shkruan: “Nga Pedonalja te Librat. From Tirana with love”, ndërsa në postimin tjetër “Miku dhe shkrimtari Tupja! Po mbaj radhën për t’i marrë një autograf”

Një ditë më parë ResPublica citoi zyrën e shtypit të ministres që tha se zonja Kumbaro nuk ishte e ftuar nga organizatorët në Panair ndaj dhe do ta vizitonte atë privatisht. Po çfarë mund të thoshte ministrja publikisht për një aktivitet që Ministria e Kulturës nuk e ka mbështetur financiarisht!

Zyra e shtypit të ministres konfirmoi për ResPublica se zonja Kumbaro nuk u ndal vetëm në stendën e shtëpisë  botuese “Dituria”  që ka botuar dy përkthimet e saj, por edhe në stendat e tjera të Panairit.

 

l.m

 

http://respublica.al/artikuj/2014/11/14/cudia-e-radhes-kumba...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.