Serbia shkarkon trajnerin Dick Advocaat. Hollandezi fajëson Shqipërinë për humbjen me Danimarikën

Postuar në 15 Nëntor, 2014 12:20

Nuk ka zgjatur shumë aventura e teknikut hollandez Dick Advocaat si trajner i përfaqësueses serbe të futbollit. Humbja e 3 me 1 me Danimarken i vuri kapakun bashkëpunimit 4 -  mujor të tij me Federatën Serbe të Futbollit. Në tre ndeshje kualifikuese të Europianit 2006 ai mundi të marrë vetëm 1 pikë.

Menjëherë pas përballjes me danezët Advocaat kishte deklaruar se ishte gati të dorëhiqej dhe se ekipi i tij ishte në këtë gjendje edhe për shkak të ndeshjes me Shqipërinë.

Skuadra serbe do të drejtohet përkohësisht nga trajneri i 21 vjeçarëve, Radovan Curcic. Mediat sportive shkruajnë se një nga kandiatët për të vazhduar aventurën me Serbinë në këto kualifikuese është Dejan Stankovic, që aktualisht është ndihmës-trajner te Udinese.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.