Buxheti 2015 dhe paketa e re fiskale, nesër në seancë plenare

Postuar në 16 Nëntor, 2014 06:46

Pas miratimit në parim në Komisionin e Ekonomisë, mazhoranca do të kalojë këtë të hënë në Kuvend për diskutim në seancë plenare projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00 dhe pritet të jetë maratonë. Ajo do të ndiqet edhe nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Diskutimi në parim mbi buxhetin është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan në faqen zyrtare në rrjetet sociale: “Nesër diskutojmë buxhetin e ri. Krenarë për arritjet e vitit të parë dhe ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam”.  Në projektbuxhet, qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit. Por përtej parashikimeve të buxhetit, paketa fiskale pritet të jetë pjesa më e debatueshme, pasi rritja e disa taksave është kundërshtuar edhe nga deputetët e mazhorancës.

n.k

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.