Pas kritikave për Ukrainën, presidenti rus largohet para kohe nga samiti i G20. Putin: “Po largohem më herët, sepse më duhet të fle”

Postuar në 16 Nëntor, 2014 08:05

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është larguar nga Australia para përfundimit të samitit të G20-ës. Ky largim i parakohshëm vlerësohet se ka ardhur pas kritikave të ashpra të liderëve botërorë në adresë të tij, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë. Putin ka thyer protokollin, duke dhënë një konferencë për shtyp për një grup gazetarësh të zgjedhur dhe është larguar para se G20-ta të dilte me komunikatën përfundimtare.

“The Guardian” shkruan se presidenti rus ka deklaruar se po largohet më herët në mënyrë që të mund të pushojë pas udhëtimit të gjatë që i duhet të bëjë për t’u rikthyer në Rusi.  

“Duhet të bëj një fluturim që zgjat 9 orë deri në Vladivostok dhe një tjetër që zgjat 8 orë për të mbërritur në Moskë. Më nevojiten 4 orë gjumë para se t’i rikthehem punës të hënen”është shprehur Putin.

http://www.theguardian.com/ëorld/2014/nov/16/vladimir-putin-leaves-g20-after-leaders-line-up-to-broëbeat-him-over-ukraine

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.