Shlyerja e borxheve të prapambetura ndaj biznesit nuk po jep efektin e pritshëm në uljen e kredive të këqija

Edhe pse qeveria ka paguar rreth 260 milionë dollarë borxhe të prapambetura ndaj biznesit, niveli i kredive të këqija në banka vazhdon të rritet. “Top Channel” raporton se të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit, kreditë me probleme arritën në rreth 24.9 për qind, nga 24.06 për qind që ishin në tremujorin e dytë.
Në total për këtë vit, qeveria ka planifikuar të shlyejë 35 miliardë lekë borxhe të prapambetura ndaj sipërmarrjes. Kjo është sa 2.5 për qind e gjithë Prodhimit Kombëtar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave, shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka krijuar një situatë më të mirë likuiditeti në treg. FMN thotë se kjo ka përmirësuar gjendjen financiare të bizneseve duke ndihmuar ekonominë të ringrihet. Por në uljen e kredive me probleme, të paktën deri tani efekti i shlyerjes masive të borxheve ka qenë i papërfillshëm.
http://top-channel.tv/neë/lajme/artikull.php?id=287935#k1
n.k
Add new comment