Mbrojtësi i Francës, Rafael Varan: Shqipëria rival i fortë, nxorrëm mësime nga miqësorja

Postuar në 16 Nëntor, 2014 13:15

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varan  është shprehur se Franca dha maksimumin në fushën e lojës në Renë përballë Shqipërisë. Vendasit u vunë në vështirësi në barazimin 1-1 dhe Varan thekson se përballja me Shqipërinë ia vlejti.

"Ishte një ndeshje interesante ku nxorrëm disa mësime. Shqipëria bëri gjëra mjaft të mira, krijoi disa aksione shumë të bukur dhe na vuri në vështirësi në mbrojtje. Ishte një rival I vërtetë. Nuk është se e kishim marrë lehtë ndeshjen, ne ishim të përgatitur siç duhet dhe kërkohet që të nxjerrim mësim nga ato që ndodhën. Gjithsesi, do të jemi gati në kohën e duhur".

Mbrojtja franceze u vu disa herë në vështirësi nga kundërsulmi shqiptar, edhe pse në formacion kishte lojtarë nga më të mirët në botë.

Franca do të luajë ndaj Suedisë në miqësoren e radhës dhe shpreson që të arrijë një fitore. Vetëm Gjermania e ka mundur këtë vit, skuadrën e trajnerit Deshamp, veçse, edhe Shqipëria iu afrua shumë të papriturës.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.