Vetëm Mesila Doda e kujton Sokol Olldashin. PD e kalon në heshtje 1-vjetorin e aksidentit tragjik

Postuar në 16 Nëntor, 2014 13:32

Partia Demokratike e ka kaluar në heshtje  1-vjetorin e aksidentit tragjik të deputetit demokrat,  Sokol Olldashi.

E vetmja që ka përkujtuar kolegun e saj ka qenë deputetja Mesila Doda, e cila nëprmjet një postimi në fejsbuk dhe një foto që e shoqëron shkruan:

Në  përkujtim të protestave kundër armëve kimike, beteja e fundit që bëmë së bashku. Lamtumirë Koli, një vit tejet i vështirë pa ty.

Sokol Olldashi humbi jetën 1 vit më parë teksa kthehej nga Elbasani me automjetin e tij, i cili doli nga rruga në një prej kthesave të Krrabës. Nga hetimet rezultoi se ngjarja ishte aksidentale.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.