Kuvend, debat mes Ramës dhe Majkos për kamatëvonesat e energjisë. “Nuk falim asgjë”, thotë Rama

Postuar në 17 Nëntor, 2014 07:55

Nuk kanë munguar debatet në sallën e Kuvendit të bojkotuar nga opozita, mes kryeministrit Edi Rama e deputetit Pandeli Majko lidhur me detaje të projektbuxhetit dhe çështje të aktualitetit. Lidhur me kamatëvonesat e energjisë elektrike, deputeti i Tiranës Majko ka thënë se ato duhen falur, pasi PS-në e largojnë nga forcat e majta dhe nuk e bëjnë më njerëzore. “Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç’na gjen të flasim këtu dhe për ata që janë me mbrojtje sociale. Nuk besoj se kjo na shmang nga ndonjë faturë e kripur, përkundrazi na bën më njerëzorë. Po nuk ditëm të flasim me njerëzit, nuk jemi të majtë. Të falen kamatëvonesat për energjinë”, tha Majko. 
Duke ju përgjigjur Majkos, kryeministri Rama tha se nuk do të falet asnjë kamatë-vonesë dhe askush që nuk paguan energjinë. “E vërteta është që ne kemi 20 vjet që tërhiqemi zvarrë duke bërë një faj tradicional që ne këtu sot nuk duhet t’ia lejojmë vetes, fajin e mbajtjes së pushtetit në kurriz të shtetit. E kemi shtyrë të ardhmen për shumë vite duke folur në emër të asaj, por duke qenë peng të së sotmes...Ne nuk do të falim asnjë kamatvonesë të energjisë dhe nuk do të falim asnjë mospagesë të energjisë. Dhe për ata që thonë që nuk paguajmë dot energjinë i them që pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar paguajnë më shumë energjinë elektrike”, ka thënë kryeministri Rama. Ai u shpreh se kjo e majtë është zgjedhur për të vendosur barazinë përpara ligjit. “Nëse kjo shoqëri do paguante 100% energjinë, do kishim një Shqipëri më të mirë. Ne na kanë zgjedhur për të vendosur barazinë para ligjit dhe para të drejtës. Ne nuk do heqim dorë nga mbledhja e parave të energjisë”, ka thënë Rama. 
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.