Kosovë, parku dimëror i Brezovicës privatizohet për 410 milionë euro. Thaçi: Sukses

Postuar në 17 Nëntor, 2014 12:01

Pika turistike dimërore e Brezovicës do të privatizohet. Vendimin e priavatizimit kryeministri I kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur “një nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare, finalizuas në mënyrë të përkryer”. Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mirë dhe një konsorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro morri vlerësimin pozitiv, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ky investim shndërron Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës”. Sipas Thaçit, mbi 35 kilometra pista skijimi do të ndërtohen që në fazën e parë, plus 7 transportierë por edhe pajisje për turizëm veror si akuaparku. Sipas tij, ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe shënon përfundimin e një procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata për ekonominë kosovare.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.