Nesër miqësorja Itali-Shqipëri, 10 mijë tifozë shqiptarë në Gjenova. Masa të rrepta sigurie

Postuar në 17 Nëntor, 2014 15:52

Edhe pse Gjenova ende vuan përmbytjet, ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë jo vetëm do të mbahet, por do të ndiqet nga rreth 10 mijë tifozë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe shtete të tjera perëndimore. Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”-s, ky është numri i biletave që janë blerë nga fansat shqiptarë, që do të mbërrijnë nga të gjitha anët e Italisë, kryesisht nga rajonet qendrore dhe veriore, por edhe nga Franca, Zvicra dhe Gjermania. Por bie në sy

se autoritetet vendase i frikësohen ndonjë ngjarjeje të pakëndshme, raporton agjencia, duke iu referuar dhunës në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Edhe pse shqiptarë nuk kanë histori dhune sportive, për të siguruar rendin dhe qetësinë jashtë dhe brenda impiantit të qytetit të Gjenovës do të jenë të angazhuar rreth 300 policë dhe karabinierë. Ndeshja do të zhvillohet nesër në stadiumin “Luiggi Ferraris” në orën 20:45, ndërsa të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin e emergjencave civile.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.