Merkel: “Nuk është fjala vetëm për Ukrainën, por...edhe për Ballkanin Perëndimor. Nga Ballkani, konflikti do të përhapej brenda pak javëve”

Postuar në 17 Nëntor, 2014 17:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në një fjalim të mbajtur në Sidnei të Australisë, në  Lowy Institute, një think tank që merret me çështjet e politikës së jashtme, se kriza ukrainase mund të parathotë zgjerimin e konfliktit edhe në Ballkan. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën. Bëhet fjalë për Moldavinë, për Gjeorgjinë dhe nëse vazhdon mund të shtrohen pyetje për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo. Më tej kancelarja gjermane ka theksuar se ideja se konflikti mund të kufizohet, apo të jetë i kufizuar, është “një gabim fatal”. “Nga një krizë rajonale në Ballkan konflikti do të përhapej brenda pak javëve”, tha ajo.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/11/17/merkel-pure-caucaso-e-balcani-a-rischio_e49954f7-6403-4712-aaad-52c9ca560ed3.html

http://euobserver.com/foreign/126540

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.