Nisma e re e SHBA: teknologji e lartë për mbrojtjen

Nisma e re për teknologjinë e lartë në fushën e mbrojtjes, është një nxitje për zbulime të reja, nga robotika tek përpunimi i një baze të gjerë të dhënash dhe madje edhe printimi tredimensional. “Zëri i Amerikës” thotë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel bëri të njohura disa përpjekje të reja që do të përqendrohen tek ruajtja dhe rritja e superioritetit të ushtrisë amerikane. Hagel foli për nismën tek Forumi Kombëtar Regan i Mbrojtjes, ku ai paralajmëroi se avantazhi teknologjik i Pentagonit po zvogëlohet. Ai tha se do të jetë tepër e rëndësishme të ndryshojë menaxhimi i financave të ushtrisë. Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë buxhetin tërësor për ushtrinë, në vend të masave për financime të përkohshme. Zoti Hagel paralajmëroi se shkurtimet automatike të shpenzimeve buxhetore mund t’i shkaktojnë ushtrisë një humje buxhetore prej një trilion dollarësh gjatë dekadës së ardhshme. Ai po ashtu paralajmëroi për një mungesë buxhetore prej më tepër se 70 miliardë dollarësh gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, në se Kongresi vazhdon të bllokojë propozimet e Pentagonit për kursime, që përfshijnë heqjen nga përdorimi të avionëve të vjetër dhe mbylljen e disa bazave ushtarake.
L.V
Add new comment