Ngërçi në BSH, tjetër takim Rama-Nishani. Ndërkaq, mazhoranca i ul buxhetin Presidencës

Të tjera negociata për zgjidhjen e ngërçit në Bankën e Shqipërisë dhe caktimin e drejtuesve të rinj. Kryeministri Edi Rama. ka zhvilluar në Presidencë një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Në fokus të takimit që zgjati 20 minuta ka qenë zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe Guvernatorit të ri. Takimi i rradhës erdhi disa orë pas miratimit në parim të buxhetit për vitin 2015, për çka presidenti Nishani i ka dërguar letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku shpreh shqetësim për uljen e buxhetit për Presidentin me 3.4%. “Kjo nuk mundëson funksionimin normal të axhendës institucionale të presidencës”, shkruan Nishani.
a.k
Add new comment