Jeruzalem, viktima e të plagosur në sinagogë, Netanjahu: Do përgjigjemi me dorë të hekurt

Po mblidhen sërish retë e konfliktit gjithnjë të ndezur mes izraelitëve dhe palestinezëve. Të paktën katër izraelitë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur dy burra të pajisur me armë të ftohta, thika dhe sëpata, sulmuan një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor. Sipas autoriteteve izraelite, dy sulmuesit që kishin në dorë edhe një pistoletë, ishin palestinezë nga Jerusalemi Lindor. Policia izraelite i qëlloi sulmuesit për vdekje në kohën kur po kryenin aktin e tyre terrorist brenda sinagogës, raporton BBC., Gjatë këtij muaji në Jerusalem janë shtuar tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve, me një varg sulmesh vdekjeprurëse dhe përplasjet që kanë të bëjnë me pretendimet e të dyja palëve rreth një vendi të shenjtë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke e komentuar aktin e vrasjeve në sinagogë, ka thënë se do t’iu përgjigjet "me dorë te hekurt” vrasjeve brutale.
a.k
Add new comment