Anketa në Maqedoni/ Shumica votojnë për anëtarësim në NATO dhe BE

Postuar në 18 Nëntor, 2014 06:55

Sipas një ankete të zhvilluar në Maqedoni, 81 % e qytetarëve janë deklaruar pro anëtarësimit në NATO, dhe 68 % për në BE. Agjencia “INA” raporton se në hulumtim janë përfshirë 1.167 qytetarë nga 37 komuna në Maqedoni, persona të moshës prej 18 deri në 66 vjeçarë. Sipas anketës shumica e qytetarëve në Maqedoni vazhdojnë të shprehin mendim pozitiv për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Sipas një hulumtimi të Fakultetit për Siguri – Shkup, të zhvilluara para Samitit të NATO-s të dhjetorit që do të jetë në Britaninë e Madhe, shumica e qytetarëve shpreh pro anëtarësimit dhe se përqindja më e lartë për anëtarësimin në NATO, se sa në Bashkimin Evropian. “INA” sqaron se një numër i madh i të anketuarve pozitivisht janë sqaruar për atë se hyrja e Maqedonisë në NATO do të ndikojë në rritjen e sigurisë, modernizimit të Armatës, do ta zvogëlojë rrezikun nga sulmet e jashtme dhe do ta rrit hyrjen e investimeve të huaja.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/48834.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.