Pesimizëm tek opozita, Berisha: “Buxheti i ri shkatërron qindra mijë vende pune. Do provokojë kthimin e regjimit të vizave”

Ish-kryeminstri i vendit, Sali Berisha, ka zhvilluar nbjë konferencë me gazetarët në të cilën ka bërë një analzië të vetën për buxhetin e sapomiratuar. Ka rëndësi një parashikim i Berishës për pasojat e këtij buxheti: “Ky buxhet shkatërron me qindra mijëra vende pune ekzistuese, ka pasojë të rëndë do sjellë kthimin e vizave për shqiptarët. Qindra qytetarë fotografojnë sot veten në qeli që kërkojnë azil politik, qindra qytetarë të tjerë që e duan këtë. Me këtë buxhet do 10-fishohet numri i azilkërkuesve. Thirrja ime më miqësore është të mos e zhbëjmë atë arritje madhore”, tha ai. Është një paralajmërim i rëndë, e që duhet nënvizuar për të parë nëse do të verifikohet si i vërtetë.
s.z
Comments
Sa larg po me duket 22
<p>Sa larg po me duket 22 nentori ,sa larg.</p><p>Sa shume po me hajne duart,sa shume.</p>
Add new comment