Shenasi Rama: Kur vlerësohet një pleh i historisë si Esat Pasha, edhe Enveri ka vendin e vet

Postuar në 18 Nëntor, 2014 07:08

Në një intervistë për gazetën Sot, Shenasi Rama, veprimtar shqiptar në SHBA(Prof. Doktor dhe n/ drejtor i Qendres se Studimeve Politike "Alexander Hamilton"), ka komentuar lojën e përplasjeve midis grupeve politike në Shqipëri, për figurën e Enver Hoxhës, luftën antifashiste dhe figurat e tjera që kanë dominuar gjatë 100 viteve të fundit. Rama e konsideron si artificial debatin e përvitshëm për Enver Hoxhën. Sipas tij, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë komplekset e tyre në raport me figurën e Enver Hoxhës, por “paria sunduese e Tiranës e përdor zhurmën për Enver Hoxhën për të fshehur milionat, pisllëqet dhe pazaret”. Ai pohon se krerëve të politikës shqiptare nuk u intereson dhe nuk duan t’ia dinë për luftën, por vetëm mbajtja e popullit nën kontroll, për ta vjedhur duket e sunduar. Sa i takon polemikave për Enver Hoxhën, Rama ka pohuar se, kur janë vlerësuar plehrat e historisë si Esat Pashë Toptani, duhet t’i jepet haku edhe Enver Hoxhës. Rama pohon se Enver Hoxha ka vendin e tij në histori, ndërsa diskutimi se çfarë bëri keq dhe çfarë bëri mirë, u takon historianëve.

Lexoni më shumë në linkun: http://www.sot.com.al/politike-intervista/shenasi-rama-kur-nderuam-plehr%C3%ABn-esat-pash%C3%AB-toptani-duhet-t%E2%80%99i-japim-hakun-edhe

a.k

Comments

Submitted by Nentori i Friks... (not verified) on

Po mire o Shenasi,

kur qenka keshtu, pse u ngrite ti dhe Sala per ta rrxu birin e botes?!

Pse nuk prite te jepnin nje here mendimin e tyre "historianet"?! Dmth Pask Miloja, Arb Puto, a si i quajne te tjeret qe tashme

po harrohen, me perpara se te harrohet edhe vete Neveri!

Mire ata qe jane atje, ate bejne, ndajne parate sipas sasise se sharjeve qe i bejne enverit, po ti a i vrare, pse i ngaterron gjerat,

apo qe te ngrihen ata te Sales dhe te thone: ja, edhe Shinasiu juaj doli nga shinat, barazon Enverin me Esad Pashen!

Esadin e nderuan serbet dhe mire ben, si Simbol te Internacionales se Spiuneve te Kombeve te tyre, po te duan le ta nderojne

edhe Veron, se si te tyren e lane aq gjate ne karrike...

Por ti duhet ta qartesosh kete, zoti Rama, se Shqiperia prej totalitarizmit doli pa historiane, e jo per faj te tyre: kristo frasheri eshte

natyre e vecante, i pa lodhur, por ja qe del Tefta dhe e nxjerre edhe ate te perdorur, dhe prape faji eshte i atij Myqqyrufit, neverit,

se ai i ktheu te tere ne gogla...

Kur thua "tua leme historianeve", do duhej te shtoje: jo ketyre qe e shkruan nje here, jo te atyre qe ia ben Portretin per Lavdine

Tij gjate Operaksionit te Dimrit te Vetmise se Madhe, jo. Do duhet krijuar, arsimuar nje historian tjeter, me shkolle perendimore,

me pamje te kthjellet, te lare prej gjakut dhe eres se korrupsionit te atyre aty...

Ose, ose ti kot qenke prishur me Gramoz Berishen, o Shin...dhe le ta themi me fojen plote se

Dhjetori paska ardhur ne gjurme te Nentorit!

Submitted by samir (not verified) on

1. Shenasi Rama duhet thirrur me enrin qe i takon: Prof. Doktor dhe n/ drejtor i Qendres se Studimeve Politike "Alexander Hamilton". Ne Amerike nje pastrues apo picaberes mund te jete veprimtar. Si gjithmone e per aresye qe ju i dini me mire se kushdo tjeter zgjidhni ta shvleresoni.
2. Per Nentorin e Frikshem... Lexoje intervisten ashtu siç eshte, e mos haluçino. Nje interviste eshte interviste. Ne se do me teper lexo shkrimet e intervistat e profesorit, e lexo edhe librat e tij. Atehere do shohesh se çfare mendon ai.
3. Jo te gjithe historianet e kane shitur lekuren e tyre. E me shume historiane nuk kane lindur akoma, pasi historia shkruhet më me paanshmeri sa me larg ne kohe e sa me shume materiale te kete historiani.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shinasiu as qe e ka idene e historise. Ai mund te dije teori shkencash politike, por ai nuk merr vesh nga historia. Sikur Esat Pasha te mos kishte mbrojtur Shkodren, sot Shinasiu do fliste serbisht.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.