A po përvijohet bashkëqeverisja Thaçi-Haradinaj në Prishtinë? Gjasat nuk janë të pakta...

Në një redaksionale të mbrëmjes, Express i Prishtinës analizon indicet e një koalicioni që ende nuk është provuar këto 14 vite në Kosovë, ai në mes të PDK dhe AAK. Vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtojë Bllokun opozitar prej shthurjes totale, thotë shënimi, dhe sa më shumë që po kalojnë ditët, aq më të mëdha po bëhen dallimet, e posaçërisht në mes të LDK dhe AAK. Rivaliteti mes tyre, tani i kalon edhe rivalitetet me PDK-në dhe Hashim Thaçin. Express ka mësuar se negociatat kanë filluar në mes të PDK-së dhe dy subjekteve, që deri dje e konsideronin armikun numër një. Por vlen të theksohet se brenda AAK-së ekziston një konsensus më i madh, se sa në LDK, kur vjen puna për bashkëpunim me PDK-në, basi një aleancë e mundshme do sillte bashkë ish bashkëluftëtarët e UÇK-së.
Sipas burimeve të Express, edhe tek diplomatët e huaj është shumë më i pranueshëm koalicioni i mësipërm. Gjithnjë, nëse Thaçi pranon që Haradinaj në jetë kryeministër...
a.k
Add new comment