Dosja "Xhuvani": Vrasjet pas sherrit, nuk ka drogë “në lojë”. Edhe pse kryeprokurori Llalla...

Postuar në 18 Nëntor, 2014 15:27

Megjithëse kryeprokurori Llalla deklaroi se vrasja erdhi pas debatit për një dozë droge, në dosje ky detaj nuk përmendet. Masakra në lokalin e natës “Ante Grand” erdhi pas një debati të çastit mes Kostandin Xhuvanit dhe dy viktimave Edison Jaho dhe Enea Xhaj dhe batutës “Çfarë problemi keni ju?!”. Prokuroria e Tiranës nuk ka përfshirë në dosjen e publikuar dje, që është dërguar edhe për gjykim, sherrin për lëndën narkotike kokainë. Vetë kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dy javë më parë në “Opinion” të B.Fevziut se ngjarja e rëndë kishte ardhur pas një debati për një dozë drogë. Në dosje përfshihen dy grindje të njëpasnjëshme sipas dëshmitarëve, ku personazhi kryesor është pikërisht 25-vjeçari Xhuvani. Ndërsa është provuar përfundimisht nga ekspertiza balistike dhe me gjurmë se autori i vetëm i 4 vrasjeve është 25-vjeçari. Ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi” dhe rrezikon jo më pak se 20 vite burgim, deri izolim të përjetshëm. Kurse avokati mbrojtës ka kërkuar ekspertim psikik për shkak të paqëndrueshmërisë së klientit të tij, që ka vuajtur edhe më parë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.