Rusia drejt ndalimit të produkteve shqiptare. Kohë deri më 24 nëntor për t’u sqaruar me autoritetet ruse

Postuar në 19 Nëntor, 2014 04:23

Ndonëse thuhet se Rusia po goditet nga sanksionet e Bashkimit Europian, duket se është e vendosur që të zbatojë deri në fund kundërmasat e saj. Pak ditë më parë u njoftua se autoritetet ruse kishin kërkuar diskutime me ambasadën shqiptare në Moskë, lidhurme depërttimin në tregun rus të frutave nga Shqipëria, por me origjinë nga vendet e BE-së, kurse së fundmi, sipas gazetës “Shqip”, një masë e ngjashme po merret edhe për mishin. Kjo sepse ditën e martë, Rusia ka ndaluar importin e mishit nga Mali i Zi, vend nga ku eksporti bëhej me certifikata flase. “Shqipëria dhe Maqedonia do të përballen me ndalime të ngjashme në qoftë se të dyja vendet nuk hedhin poshtë dyshime për certifikatat e tyre deri në 24 nëntor”, citon “Shqip” Sergei Dankvert, drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.