Greqia ndryshon kriteret për dhënien e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve

Ministria e Brendshme greke po përgatit një ligj që ndryshon kriteret për marrjen e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve. Kjo nismë erdhi pasi siç raporton “To Vima”, Këshilli i Shtetit, konstatoi në vitin 2013 se përcaktimet e ligjit të vitit 2010, vinin në kundërshtim me kushtetutën. Për rrjedhojë Ministria e Brendshme e Greqisë, po përgatit një ligj të ri, që përcakton dhënien e shtetësisë për brezin e dytë të emigrantëve, kur ata hyjnë në moshën madhore dhe pasi kanë ndjekur ciklin arsimor grek. Deri më tani bëhet e ditur se nga 200 000 fëmijë të emigrantëve, vetëm 6000 kanë aplikuar për nënshtetësi.
http://www.tovima.gr/en/article/?aid=651931
s.z
Add new comment