Tensioni mes Perëndimit dhe Moskës “ngjitet në hapësirë”. Pikëpyetje mbi një objekt të lëshuar nga Rusia, që mendohet se është armë antisatelitore

Dyshimi mes Perëndimit dhe Rusisë po përhapet aq sa të nxisë monitorimin reciprok ushtarak. Përvec raportimeve për flutirime të avionëve rusë në hapësirat ndërkombëtare, afër hapësirave të vendeve të ndryshme eruropiane, pak javë më parë një çështje e ndjeshme, përfshiu sigurinë e Suedisë. Gjithçka lidhej me gjurmimin e një objekti të paidentifikuar në ujërat e Stokholmit. E për të cilin autoritetet suedeze publikuan edhe një foto. Mendimi kryesor që qarkulloi ishte se objekit ishte një nëndetëse ruse dhe të dhënat më të reja, konfirmojnë se objekti në fakt ishte një mininëndetëse, por pa përcaktuar përkatësinë. Këtyre raste u shtohet edhe një më i ri, më kompleksi ndoshta, dhe që ka të bëjë me hapësirën. “Financial Times” publikoi një raport në datën 17, përmes të cilit hidhte idenë se një objekt i lëshuar nga Rusia, Object 2014-28E, mund të jetë një asgjësues satelitësh. Në këtë dyshime çon fakti se Rusia nuk ka njoftuar për lëshimin e tij, por ai po gjurmohet nga pala amerikane. “FT” shkruan se gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia ka patur një prgram të ngjashëm, por u la mënjanë pas rënies së Perdes së Hekurt(http://www.ft.com/cms/s/2/cdd0bdb6-6c27-11e4-990f-00144feabd...). Që objekti në fjalë ka gjasa të jetë një gjuetar satelitësh, kjo provohet tërthorazi nga një shkrim i “The Moscoë Times”, gazetë që citon një ekspert, ish-inxhinier i NASA-s, që sqaron se puna për krijimin e këtyre asgjësuesve të hapësirës zhvillohet si në Rusi, ashtu edhe në SHBA, Kinë, apo Britani.
s.z
Add new comment