Problemet në BE, sipas “Yahoo”. Në Danimarkë ka vetëm 2 dyqane “Zara”, kurse në Holandë ka shumë aksidente çiklistësh. Ballkani dhe Italia...

“Yahoo” ka bërë një klasifikim për vendet e Bashkimit Europian, nisur nga aspektet më negative të secilit prej tyre. Dhe cilësitë negative që jepen, janë larg problemeve që hasim këtu në Shqipëri. Austria enditet si vendi me riniën më duhanpirëse, Belgjika për trafikun, Çekia klasifikohet si parajsa e skllavërisë moderne. “Filmi “Taken” duhet të ishte për Republikkën Çeke”, shkruan autorja, Kate Peregrina. Edhe Danimarka e ka një cilësi negative dhe kjo është se në të gjithë vendin ka vetëm dy dyqane “Zara”. Estonia ka diferenca në pagesat mes të dyja gjinive, finlandezët janë të prekur shumë nga depresioni. Franca mandej vlerësohet keq për njohje të pakët të anglishtes, gjermanëve u merret për të madhe se nuk blejnë shtëpi, kurse grekët se kanë borxhin më të madh publik. Është rrëmuar për të gjetur diçka për Holandën dhe del se është vendi me aksidentet më të shumta për çiklistët. Me interes janë edhe fqinjët tanë, që afrojnë edhe me mentalitetin tonë. Italia është vendi kryesor për evazion fiskal, Qipro sepse ka shumë 18-vjeçarë që nuk shkojnë në shkollë, Bullgaria vlerëoshet keq për lirinë më të ulët të shtypit, kurse Kroacia në mënyrë të papritur, ka si tregues më problematik, pjesëmarrjen më të ulët në programin Erasmus. Në total, siç shkruan autorja, në BE ja vlen të jetohet edhe sepse, parë nga këndvështrimi ynë, disa prej këtyre ceneve që renditen, në Shqipëri mund të duken çikërrima.
https://www.yahoo.com/travel/what-every-european-union-country-is-the-wo...
s.z
Add new comment