Ndryshime për pagat e diplomatëve. Paga e ambasadorëve në varësi të punës, pagës aktuale dhe nivelit të jetesës në vendin ku shërben

Qeveria shqiptare ka ndërmend të bëjë ndryshime përmirësuese në nivelin e pagave për diplomatët. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, ka qenë sot në Komisionin Parlamentar me Jashtë, ku ka folur për këtë çështje që mbetet problem për të gjithë Shërbimin e Jashtëm. “Ka përfunduar ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm. Shumë shpejt do e sjellim këtu dhe kemi parashikuar një trajtim të ndryshëm financiar për familjen, pra trajtim financiar për bashkëshortet. Rritja e pagës do të jetë 20-25%. Në këtë mënyrë do jetë një premtim i mbajtur për diplomatët”, u shpreh Qirjako. Paga e ambasadorit do të përcaktohet përmes tre komponentëve që janë volumi i punës në atë ambasadë, paga që merr aktualisht dhe niveli i jetesës në vendin ku shërben”, sqaroi Qirko. Një problem më vete janë edhe mjediset ku janë vendosur disa ambasada.
s.z
Add new comment