I ftohti i madh mbërrin në SHBA, bashkë me diskutimet që ngrenë pikëpyetje për teorinë e ngrohjes globale

“Është nëntori më i ftohtë që nga viti 1976”, raportonte dje “Reuters” për situatën e re të krijuar në SHBA. Në fakt mediat po përcjellin informacione se temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë të gjtha shtetet, madje edhe Floridën dhe Havain. Ka edhe një bilanc të vdekurish që arrin në 20 që nga e shtuna. Dhe këto probleme të klimës, në SHBA kanë nxitur një lloj debati, ende në periferi, për të vërtetën e tezës së ngrohjes globale për shkak të aktivitetit të njeriut. Revista “Forbes” shkruante para disa ditësh se ndryshimet klimaterike, po merren në konsideratë si premisa për ndryshimin e mjedisit ndërkombëtar të sigurisë. Madje sipas saj “çdo degë e ushtrisë amerikane është e shqetësuar për ndryshimin e klimës”, referuar ky edhe raporteve zyrtare si ai i Bordit Këshillues Ushtarak(http://www.forbes.com/sites/jamesconca/2014/11/14/does-our-military-know-something-we-dont-about-global-warming/). Mirëpo ka edhe një tjetër teori, që e lidh më mirë parashikimin me të ftohtin që po ndodh. Kjo teori ka për autor një ish-inxhinier të NASA-s, John L. Casey, i cili thotë se bota po hyn në një fazë ftohjeje. Shkak është ai që Casey e quan letargjia diellore, e që ka të bëjë me rënien në minimum të aktivitetit të Diellit. Dhe sipas tij, rënia do të arrijë pikun në vitet 2030, duke provokuar një të ftohtë shumë të madh dhe me pasoja shkatërrimtare. Nëse në aspektin e pasojave teza e Caseyt pajtohet me atë të ngrohjes globale, ajo ndahet në parashikimin themelor: pra do të kemi ftohtë apo ngrohtë. Për më tepër që këtu bëhet fjalë për orientim politikash për të cilat, p.sh për ngrohjen globale, Casey thotë se në SHBA paguhen 22 miliardë dollarë taksa vjetore. Dhe ky është shkaku që ngrohja globale është sipas tij është një nga mashtrimet më të mëdha, për vërtetimin e të cilit mjaftojnë të dhënat e vetë agjenicve shtetërore amerikane. Tezat e tij janë hedhur poshtë, madje shoqëruar me ironi dhe akuza për përpjekje për të përfituar fonde, ndonëse në mediet online teoria qarkullon ndër teoritë e konspiracionit. Sidomos së fundmi. (http://www.newsmax.com/Headline/dark-winter-cold-global-cooling/2014/11/...)
s.z
Add new comment