Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lati: “Të rishikohet kontrata koncesionare për pullat fiskale. Bode na anashkaloi”

Postuar në 20 Nëntor, 2014 12:49

Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, ka dhënë një intervistë për “Albanian Screen”, në të cilën flet për koncesionin e pullave fiskale. Lati thotë se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka anashkaluar Autoritetin në dhënien e koncesionit,  marrja e mendimit të të cilit, është detyrim ligjor. “Në momentin kur nënshkruhet një marrëveshje patjetër do zbatohen të gjitha ligjet respektive dhe një nga detyrimet ligjore të institucionit që ka firmosur këtë marrëveshje lidhet me zbatimin e ligjit të konkurrencës. Dhe nuk është vetëm ligji shqiptar i mbrojtjes së konkurrencës por traktati i themelimit të BE, i cili specifikon dhe kërkon nga të gjithë vendet anëtare që duhet të marrin autorizimin e autoritetit të konkurrencës si garanti publik që kjo e mirë publike nuk shkon në një kosto. Ne iu adresuam ministrit të Financave të asaj kohe dhe nuk morëm asnjë përgjigje  në lidhje me këtë koncesion", tha Lindita Lati. Ajo ka bërë thirrje që Ministria e Financave të rishikojë kontratën në fjalë, pasi kjo sipas saj do të ulte tarifat e pullave dhe për pasojë edhe kostot e biznesit. “Nuk  ekziston asnjë fije letër ku të jepet përshkrimi dhe të përcaktohen se kush janë kostot, sa janë këto kosto që duhet të mbulohen nga këto të ardhura. Pra, do të thotë që ndikon në nivelin e caktuar të tarifës së pullës fiskale", u shpreh Lindita Lati.

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.