Shpërthim i pashpjegueshëm drite në Sverdlovsk të Rusisë. Televizioni shtetëror “flet” për një meteor si ai Chelyabinskut në vitin 2013

Postuar në 20 Nëntor, 2014 13:34

Pas kratereve në Siberi, që ende presin një përgjigje shkencore për shkakun e tyre, një tjetër “çudi” ka ndodhur në Rusi. Të premten në mbrëmje, një video amatore ka filmuar në Sverdlovsk,  në rajonin e Uraleve, një shpërthim drite të verdhë në qiell. Video është transmetuar edhe në televizionin shtetëror rus “RT”, por i është lënë vend edhe në një media si “Christian Science Monitor”. Media lokale ruse përcjellin informacione se as ushtria dhe as agjencitë ruse të hapësirës nuk  kanë pranuar përgjegjësi për këtë, për shkak se nuk ka patur zyrtarisht aktivitete. Madje lëshimi i fundit i raketave në zonën afërt vendit ku ka ndodhur shpërthimi  është bërë në muajin tetor. Një tjetër element që ka nxitur edhe më shumë dilema, është se shpërthimi i dritës nuk është shoqëruar me zhurmë. Për shkak të hapësirës shumë të madhe, Rusia vjen shpesh në qendër të vëmendjes për ngjarje të pazakonshme, siç ishte edhe metori i vitit 2013, në Chelyabinsk. Ngjarja më e njohur dhe që ende provokon debate dhe teori nga më të ndryshmet është ajo e Tunguskës e vitit 1908.

http://rt.com/news/206691-sverdlovsk-urals-sky-flash/

http://www.csmonitor.com/World/Europe/2014/1119/Mysterious-burst-of-ligh...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.