Deputeti Alfred Peza: “Portreti i Hoxhës më 17 nëntor 2014, më fyeu. Portreti i Hoxhës më 28 nëntor, u fut nga PD”

Enver Hoxha ka gjetur vend edhe sot në debatin televiziv në “Opinion”. Përtej tezave dhe diskutimeve për rolin dhe të zezat e tij, një element tërheq vëmendjen. Dhe ky element vjen nga përballja në debat mes politikanëve, konkretisht Alfred Pezës dhe Mesila Dodës. Alfred Peza, deputet i PS-së ka thënë se është ndjerë i fyer nga shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në 17 nëntor të këtij viti, me rastin e përkujtimit të Çlirimit të Tiranës. Por ai shtoi se kjo nuk do ngatërruar me “qëndrimin dhe me vijën e PS-së”. Për të shpjeguar këtë vijë, Peza i është referuar atij që e ka quajtur qëndrimi zyrtar i kryeministrit, por qëndrim i cili është mbajtur në “Facebook”. Lidhur me shfaqjen e portretit të Hoxhës në 28 nëntor të vitit të kaluar, Peza tha se atë e ka futur PD-ja që më vonë të akzuojë PS-në.
s.z
Add new comment