Tahiri takon Ajazin, Llallën e Canin: Hetime të përbashkëta, luftë kundër pastrimit të parave e pasurive të pajustifikuara

“Të ngrihet grup pune për të marrë në shqyrtim hetimet e përbashkëta”, Këtë ka thënë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i cili ka mbledhur paraditen e së premtes në një takim tek hotel “Tirana” kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani si dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Në takim, me ftesë të Tahirit ishin dhe Ahmet Prenci i hetimit tatimor, Elisa Spiropali, drejtoresha e Doganave si dhe drejtori i Burgjeve, Artur Zoto. Në fund të takimit, ministri Tahiri deklaroi se me prokurorin u bë një mbledhje e Agjencive Ligjzbatuese për luftën kundër krimin ekonomik dhe financiar. “Lufta kundër pastrimit të parave e korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara ëshë prioriet madhor për institucionet tona. Memorandumi që rregullon bashkëpunimin tonë ka nevojë për t’u riparë. Do të ngrihet grup i përbashkët mes gjithë agjencive do bëjë memorandumin. Të gjitha agjencitë do rakordojnë hetimet e përbashkëta dhe kjo do kulmojë me hetimin e pasurive të pajustifikuara” tha Tahiri.
L.V
Add new comment