Toksikologu Zihni Sula: Propozimi për legalizimin e hashashit kënaq financat e disa personave, por rrezikon mijëra të tjerë

Postuar në 21 Nëntor, 2014 12:54

“Një propozim për të kënaqur financat e disa personave, por me rrezik për mijëra te tjerë”. Kështu e shohin specialistet deklaratën e një ditë më parë të deputetit Koço Kokëdhima për legalizimin e mbjelljes se hashashit ne vend. Kokëdhima një ditë më parë i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë që të ndërmerret një nismë për të licensuar mbjelljen e kësaj droge për arsye medicinale duke argumentuar se kjo do të silllte shumë fitime. “Europianët nuk kanë frikë të licencojnë njerëzit e tyre që të prodhojnë duke paguar taksa, ndërsa ne kemi frike se mos të tjerët na identifikojnë me këta që prodhojnë drogë dhe kanabis ilegalisht” u shpreh Koço Kokëdhima në Komisionin e Ekonomisë.

Por në një kronikë televizive të përgatitur nga “Vision Plus” shefi i shërbimit te toksikologjisë Zihni Sula, pohon se edhe nëse do të gjendeshin mekanizmat e duhura për ta kanalizuar hashashin vetëm për shkaqe mjekësore, përdorimi i tij është shume i kufizuar në këto diagnoza. Shqipëria është një vend ku përdorimi i lendeve narkotike është ne rritje e referuar studimeve mosha e nisjes është ulur deri ne 9 vjeç. Ndaj për mjeket të legalizosh mbjelljen e hashashit, do të ishte njësoj sikur të inkurajoje të tjerë të mitur t’i hyjnë një rruge, shpeshherë me fund fatal.

 

L.V

 

http://vizionplus.al/hashashi-larg-mjekesise/

Comments

Submitted by Dine Merja (not verified) on

<p>Legalizimi i kultivimit të hashashit në Shqipëri për subjekte të liçensuara mendoj se është me shumë risk shëndetësor për shumë arësye, por mbi të gjitha për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit,të varfërisë,prapambetjes shoqërore dhe nivelit të ulët vetqeverisës në vënd.</p><p>Tentativa analloge për interesa ekonomike të vëndit janë bërë madje tek ne edhe në rregjimin e kaluar,por nuk janë miratuar nga qeveria e atëhershme për shkaqe sigurie.</p><p>Mbi bazën e një studimi shkencor të kryer nga ana e jonë me hashashin rreth 35 vjetë më parë,u arrit jo vetëm kultivimi në shkallë eksperimentale i kësaj bime në kushtet ekologjike të Tiranës por edhe marrja e rendimenteve të larta të kapsulave dhe prodhimit prej tyre të një sërë lëndësh të pastra narkotike opioide: morfina,heroina,tebaina,kodeina dhe papaverina.Propozimi ynë për kultivimin e hashashit në rreth 100 hektarë tokë bujqësore me synim prodhimin e lëndëve narkotike të sipërpërmëndura për eksport shtetëror si lëndë e parë për industrinë e huaj farmaceutike nuk u miratua nga rregjimi i atëhershëm pavarësisht se fitimet e këtij prodhimi ishin shumë të mëdha.Kundështimi lidhej me arësye politike dhe me frikën e përhapjes brënda vëndit të kontrabandës narkotike,sadoqë masat represive të ish-rregjimit diktatorial siç dihet ishin të forta.</p><p>Z. Kokëdhima mesa duket është në dijeni të fitimeve të mëdha nga hashashi,por nuk duhet të jetë i informuar për dëmet shëndetësorë shumë të mëdha të lëndëve narkotike në përgjithësi dhe sidomos atyre të hashashit veçanrisht,kur nuk mund të ndalohet plotësisht kontrabanda narkotike dhe narkomania. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.