Përjashtohen Këshilltarët e Ballshit. Ekziston mundësia e apelimit të vendimit, për shkak të precedentëve në PD, si titulli për Rrahman Parllakun

Partia Demokratike ka përjashtuar sot dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Ballshit, që votuan për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Feçor Shehun. Për këtë gjë pati edhe një prononcim ntë kreut të PD-së në Ballsh, por ende nuk ka një vendim zyrtar të publikuar. Dy anëtarët e Këshillit (http://www.gazetaminerva.com/index.php/politike/item/603-pd-perjashton-tradhtaret-e-ballshit), janë Mirela Muçaj dhe Artur Shehu(ish-kandidat i PD-së në zgjedhje). “Minerva”, organ mediatik që drejtohet nga Nebil Çika, gazetar i afërt me zhvillimet në PD dhe i afërt me të djathtën në tërësi, citon “burime të sigurta” sipas të cilave, dy të përjashtuarit do të kundërshtojnë vendimin në fjalë, pasi siç thuhet, ka disa vendime të tjera që flasin se PD-ja ka nderuara zyrtarë të lartë të komunizmit. Dy shembuj janë titulli “Nderi i Kombit” që Presidenti Bujar Nishani i ka akorduar Rrahman Parllakut, i cili përpara karrierës ushtarake, kishte edhe karrierën partiake me pjesëmarrjen në Qarkorin e Vlorës. Rasti i dytë është nderimi nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e Islam Radovickës, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Gjithçka mbetet ende jozyrtare, por duhet thënë se ka një mendim për përdorim dy standardesh në PD.
http://www.gazetaminerva.com/index.php/politike/item/603-pd-perjashton-tradhtaret-e-ballshit
s.z
Add new comment