82 organizata terroriste në botë, mes tyre "KANVAZ" me seli në Beograd

Është publikuar një listë e re ku janë të radhitura rreth 82 organizata terroriste në botë. Sipas agjensisë së lajmeve “INA” kryesojnë Boko Haram dhe ISIS. Mes tyre edhe “Otpor” nga Serbia. Duke shfletuar këtë listë, në numrin 66 gjendet një grup terrorist me emrin "KANVAZ" (Otpor) me seli në Beograd. “INA” thotë se sipas informatave, ky grup terrorist mbështet organizata të ndryshme terroriste. Si drejtues dhe krijues i këtij grupi është Srdja Popoviçi i cili së bashku me disa bashkëpunëtor të tij në vitin 2004 themeloi këtë organizatë terroriste. Popoviç refuzoi se bën pjesë në rrjetin e organizatave terroriste, përderisa në aktivitetet ndërkombëtare, ky grup ka mbështetur rreth 50 organizata tjera terroriste në dhjetëra shtete në botë (Ukrainë, Zimbabve, Liban, Afrika e jugut, Miamar, Venezuelë, Siri..etj). Fakt është se në protestat e Egjiptit, një grup demonstruesish mbante një flamur të kësaj grupe nga Serbia.
L.V
Add new comment